Lajme
Studimi jep lajmin e shumëpritur: Zvicra e ka kaluar më të keqen!
Sipas një studimi nga Universiteti i Bernës, Zvicra ka arritur kulmin e krizës së koronavirusit. Megjithatë, të paktën edhe disa qindra njerëz ka mundësi të vdesin deri në përfundim të epidemisë.
Sipas të dhënave që dalin nga një studim i Universitetit të Bernës, Zvicra ka arritur kulmin e krizës së koronavirusit, shkruan blick.ch dhe srf.ch.
Që nga hyrja në fuqi e masave mbrojtëse, rreth tri javë më parë, numri i infeksioneve të reja nga personat tashmë të infektuar ka rënë në 2.73 në mes të marsit, në 0.59 për person, transmeton albinfo.ch. Mesatarisht, kjo do të thotë që një person i infektuar tani infekton dukshëm më pak persona të tjerë (më pak se një person, mesatarisht).
Kështu, ky zhvillim ka prodhuar tashmë pasoja pozitive: kulmi i numrit të të shtruarve në spitale ishte tejkaluar që në fund të marsit. Njësoj ishte gjendja edhe sa i përket zënies së shtretërve të kujdesit intensiv.
Ndërkohë, edhe vdekjet nga koronavirusi duket se ka lëvizje drejt zbutjes së situatës. Sipas studimit, kulmi është arritur me shënimin e 60 vdekjeve të reja në ditë. Studimi parasheh që, në rastin më të keq, nga koronavirusi do të vdesin dukshëm më shumë se 2.000 njerëz, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në rastin më të mirë, do të ketë mbi 1500 të vdekur.
Studimi aktualisht supozon një numër prej pothuajse 2.000 vdekjesh. Kjo shifër tregon se numri do të dyfishohej, pasi që sipas gjendjes së djeshme (9 prill) në Zvicër kishte 913 vdekje të konfirmuara nga koronavirusit, sipas epidemiologut Christian Althaus.
Parashikimet e para duke përdorur modelin nga Universiteti i Bernës qenë bërë më 24 mars. Atëherë kishte dallime edhe më të mëdha midis skenarëve disa skenarëve të mundshëm të zhvillimit të situatës, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, siç shkruan Blick, shifrat janë përditësuar sërish vetëm të enjten (dje). Dhe, ato tregojnë se situata rreth koronavirusit është zhvilluar në mënyrë më të favorshme sesa supozohej fillimisht nga studiuesit e Universitetit të Bernës.
Modeli në fjalë bazohet në supozimin se sëmundja shpërthen mesatarisht 5.2 ditë pas infeksionit, përcjell albinfo.ch Shkalla e vdekshmërisë është 1.2 për qind dhe sipas modelit, rreth pesë për qind e të infektuarve duhet të shtrohen në spital.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median














