Integrimi
Studenti kosovar kryeson listën për lojtarin më të mirë të sezonit
Përveç Besnik Shehut në këtë garë, të nominuar janë edhe shqiptarët tjerë: Agron Mala (DSV Fortuna 05) dhe Arijeton Ziba (SV Albania)
Besnik Shehu me futboll ka filluar të merret që në moshën 16 vjeçar. Një ish futbollist i Rahovecit e motivon të bëhet portier. Paraqitjet fantastike të tij bënë që shumë shpejt të inkuadrohet në ekipin e parë të “KF Rahovec”-it ku luan për dy sezone. Pasi u regjistrua në fakultet në Prishtinë, Besniku u transferua në ekipin e parë të klubit futbollistik “KF Flamurtari”. Edhe aty për dy sezone sa ka luajtur ishte i pazëvendësueshëm.
Por, dëshira e tij ishte që kualitetet që posedon t`i shfaq edhe në ndonjë klub të Evropës. Në gusht të vitit 2014 Besniku vendos të vazhdojë studimet për shkencat sportive në Vjenë të Austrisë. Duke njohur shkathtësitë e tij si portier i futbollit, ai vetëm pas dy muajve i ofrohet ekipit të klubit “SPC Helfort” të ligës rajonale të Vjenës. Paraqitjet e shkëlqyeshme të tij me këtë klub, kanë bërë që ai të hyjë në garë për t`u shpallur edhe lojtari më i mirë i sezonit vjeshtor në Landin e Vjenës.
“Performancat e mia në fushën e lojës, kanë bërë që shumë trajnerë dhe ekspertë të futbollit të më nominojnë për titullin e lojtarit më të mirë të këtij sezoni”, shprehet Besniku për “albinfo.ch”.
Shpallja e lojtarit më të mirë bëhet përmes votave të publikut në internet. Votimi do të jetë i hapur deri më 11 dhjetor. Deri më tash, Besniku kryeson bindshëm dhe është pretendent kryesor për të fituar këtë garë.
“Kam përkrahje të jashtëzakonshme të publikut dhe sidomos të shqiptarëve në Austri të cilët po votojnë për mua. Unë besoj dhe jam i bindur se do të dal fitues”, shprehet 23 vjeçari nga Rahoveci.
Besniku thotë se idhull e ka portierin Iker Casilas, ndërsa nuk përjashton mundësinë që një ditë të veshë fanellën e përfaqësueses së Kosovës. “Derisa luaja në “KF Flamurtarin” isha dy herë i ftuar të luaja për reprezentacionin e Kosovës U-21, ndërsa me shumë dëshirë do të doja të jem në ekipin e parë të Kosovës”, nënvizon ai.
Përveç Besnik Shehut në këtë garë janë edhe shqiptarët tjerë: Agron Mala (DSV Fortuna 05) dhe Arijeton Ziba (SV Albania)
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit Urimi për festën e Kurban-Bajramit 2024...
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
-
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë