Lajme
Steinmeier rizgjedhet president i Gjermanisë
Ai ka fituar edhe një mandat 5 vjeçar në krye të shtetit
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, është rizgjedhur për një mandat të dytë në detyrë, njofton DW.
“Steinmeier mori 1,045 vota nga 1,437 në Konventën Federale të dielën”, njoftoi presidenti i Bundestagut, Bärbel Bas (SPD).
Në këtë seancë merrnin pjesë anëtarë të Bundestagut të Gjermanisë, ose Dhoma e Ulët e Parlamentit, së bashku me një numër të barabartë delegatësh të zgjedhur nga 16 shtetet e vendit, ose Landet, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë pranimit të mandatit të dytë pesëvjeçar, Steinmeier tha se mbështet të gjithë ata që promovojnë demokracinë, ndërsa paralajmëroi për një pushtim të mundshëm rus ndaj Ukrainës.
“Ne jemi në mes të rrezikut të një konflikti ushtarak, një lufte në Evropën Lindore”, tha Steinmeier në kongres, duke shtuar se “Rusia mban përgjegjësi për këtë”.
“I bëj thirrje presidentit rus Putin: Lironi unazën rreth qafës së Ukrainës dhe zgjidhni një rrugë që ruan paqen në Evropë”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










