Lajme
Steinmeier: Putin nuk ia doli të përçajë Perëndimin
"Përkundrazi, ai ka mobilizuar forcën e brendshme të demokracive tona, ka forcuar vullnetin tonë për t'u mbrojtur kundër kërcënimeve"
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i ka bërë thirrje NATO-s dhe BE-së që të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar kundër agresionit rus, në luftën në Ukrainë, shkruan dpa.de.
“Uniteti dhe bashkërendimi i NATO-s dhe Bashkimit Evropian janë çelësi i forcës sonë,” tha Steinmeier gjatë një vizite në grupin luftarak të NATO-s të udhëhequr nga Bundeswehr-i gjerman në Lituani.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk arriti të përçajë Perëndimin, transmeton albinfo.ch. “Përkundrazi, ai ka mobilizuar forcën e brendshme të demokracive tona, ka forcuar vullnetin tonë për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve”.
Është e rëndësishme të ruhet ky unitet. “Për fat të keq, aktualisht nuk ka asnjë indikacion se lufta do të përfundojë së shpejti. Ne do të kemi nevojë për fuqi të qëndrueshme – dhe do ta kemi atë”, është shprehur Steinmeier.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












