Shkurt.ch
Statusi i përkohshëm (Viza “F”) do të ndahet në dy kategori
Statusi i kategorisë së parë (të mbrojtur) nuk do të jetë i kufizuar në kohë; do të mundësojë bashkimin familjar të personit që ka këtë status etj.
Këshilli Federal e ka pranuar një mocion të Komisionit për Politika Shtetërore (SPK) në kuadër të Dhomës Nacionale të Parlamentit. Ky mocion kërkon që statusi i sotëm i përkohshëm i azilkërkuesve (Viza F)në të ardhmen të diferencohet, gjegjësisht të parashihen kushte të ndryshme për statusin e qëndrimit në Zvicër të personave të kësaj kategorie, shkruan srf.ch.
Te një pjesë e azilkërkuesve të kësaj kategorie që në fillim shihet se ata do të mbeten të qëndrojnë një kohë të gjatë në Zvicër. Këta azilkërkues, sipas propozimit të SPK do të pranoheshin me statusin e ri që do të quhej “të mbrojtur”. Nga ana tjetër, ata të cilët kanë vetëm nevojë të përkohshme për mbrojtje, do të identifikohen me statusin “me nevojë të përkohshme për mbrojtje”, transmeton albinfo.ch. Kjo varet nga situata në vendet prej nga vijnë këta persona.
Në rast se të dy dhomat e Parlamentit do ta votojnë këtë propozim, Këshilli Federal do ta përpunojë një propozim ligji për këtë problematikë.
Statusi i kategorisë së parë (të mbrojtur), sipas komisionit të përmendur do të ketë këto cilësi: nuk do të jetë i kufizuar në kohë; do të mundësojë bashkimin familjar të personit që ka këtë status, me kusht që ai të jetë i pavarur financiarisht; Është e domosdoshme lidhja e marrëveshjes për integrim; Integrimi në tregun e punës etj.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












