Bota
Statuja më e madhe nga bronzi në Britani
Këmbët gjigante të asaj që do të duhej të ishte statuja më e madhe nga bronzi në Britani të Madhe është prezantuar të hënën në prag të vendosjes solemne jashtë teatrit mbretëror, Plymouth, vitin e ardhshëm.
Kur të përfundojë, statuja e cila kushtoi 500 mijë funte, do të jetë e lartë 7 metra dhe pothuajse 9 metra e gjerë. Statuja mes tjerash, peshon 9 tonë e gjysmë. E quajtur ‘Messenger’, kjo statujë është krijuar nga skulptori lokal, Joseph Hilier, si pjesë e projektit të gjerë prej 7.5 milionë funtesh, shkruan Albinfo.ch
E këmbët e kësaj statuje janë prezantuar në fshatin e Uellsit, Llanrhaeadr Ym Mochnant, ku do të prezantohen edhe pjesë të tjera para se të transferohet në jug të Plymouthit. Më shumë se 200 panele bronzi duhet të bashkohen për të krijuar figurën gjigante, e që do të jetë më e madhja në Britani nga bronzi. Kjo skulpturë u krijua nga skanimet tredimensionale nga fotografitë e aktorëve, të cilët kishin inspiruar skulptorin.
“Skulptura kremton potencialin e kreativitetit dhe kataklizmin dinamik për ndryshim”, tha Hilier lidhur me këtë rast.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














