Botërori 2026
Statistikat nuk favorizojnë Zvicrën para përballjes me Bosnje-Hercegovinën
Zvicra kërkon të thyejë një traditë negative ndaj Bosnje-Hercegovinës
“Helvetikët” kanë pasur vështirësi në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në turnetë e mëdhenj, ndërsa bilanci ndaj Bosnje-Hercegovinës është gjithashtu negativ, transmeton albinfo.ch.
Përballja e së enjtes mes Zvicrës dhe Bosnje-Hercegovinës në Kupën e Botës vjen me statistika që nuk janë në favor të kombëtares zvicerane.
Që nga Botërori i vitit 2014, Zvicra është kualifikuar në fazën e 1/8 së finales në çdo Kampionat Botëror dhe Evropian, një arritje që, përveç saj, e ka realizuar vetëm Franca.
Megjithatë, ndeshja e dytë e fazës së grupeve ka qenë vazhdimisht më problematikja për “helvetikët”. Përjashtimi i vetëm ishte fitorja 2:1 ndaj Serbisë në Botërorin e vitit 2018.
Në turnetë e tjerë, Zvicra pësoi humbje 5:2 ndaj Francës në Botërorin 2014, 3:0 ndaj Italisë në Euro 2021 dhe 1:0 ndaj Brazilit në Botërorin 2022, ndërsa barazoi 1:1 me Rumaninë në Euro 2016 dhe 1:1 me Skocinë në Euro 2024.
Në të gjitha këto raste, kombëtarja zvicerane u detyrua të luftonte deri në ndeshjen e fundit të grupit për të siguruar kualifikimin.
Edhe historia e përballjeve me Bosnje-Hercegovinën nuk është në favor të Zvicrës. Dy ekipet janë takuar vetëm një herë, në një ndeshje miqësore në vitin 2016 në Cyrih, ku Bosnja fitoi me rezultatin 2:0.
Në atë takim për Zvicrën luanin edhe Granit Xhaka, Ricardo Rodriguez, Breel Embolo, Nico Elvedi dhe Silvan Widmer, ndërsa Bosnja udhëhiqej nga kapiteni Edin Džeko.
Të enjten në Los Anxhelos, Zvicra do të synojë të thyejë këtë statistikë negative dhe të hedhë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












