Stacioni qendror i Cyrihut ka ruajtur edhe këtë vit vendin e parë në renditjen ndërkombëtare të stacioneve më të mira hekurudhore në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Sipas European Railway Station Index 2026, të publikuar nga Consumer Choice Center, stacioni i Cyrihut është vlerësuar për besueshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve.
Në renditje janë përfshirë 60 nga stacionet hekurudhore më të frekuentuara të Evropës. Autorët e studimit theksojnë se Cyrihu veçohet veçanërisht për kohët e pritjes dhe numrin e ulët të vonesave.
Vetëm 4.06 për qind e udhëtimeve të regjistruara në stacion janë përballur me vonesa, duke e renditur Cyrihun në krye të klasifikimit.
Edhe një stacion tjetër zviceran është pjesë e dhjetëshes së parë. Stacioni i Bernës renditet në vendin e pestë në këtë klasifikim evropian. /Albinfo.ch