Shkurt.ch
St. Gallen-i ashpërson procedurën e dhënies së pasaportës zvicerane
Parlamenti i Kantonit të St. Gallenit vendosi që afati i qëndrimit në kanton dhe në komunë, si kusht për natyralizim, të jetë nga pesë vjet.
Njëri ndër kriteret për natyralizimin e të huajve në Zvicër është afati i caktuar për kohën minimale të kaluar në komunën dhe kantonin përkatës. Deri tash, në Kantonin St. Gallen vlente rregulli që i huaji i cili dëshiron pasaportën zvicerane të ketë banuar së paku 8 vite në këtë kanton dhe së paku 4 vite në komunën e njëjtë, shkruan sda.ch.
Por niveli federal me të renë ka caktuar disa ndryshime. Risi në këtë drejtim për kantonet dhe komunat është se kohëzgjatja e banimit si kusht për kërkim të natyralizimit mund të caktohet në mes 2 dhe 5 viteve, transmeton albinfo.ch. Kjo nënkupton që rregullimi që ka vlejtur deri tash në Kantonin e St. Gallenit duhet të ndryshohet. Lidhur me këtë, Qeveria e Kantonit në një projektligj të saj ka propozuar që për qëndrimin në kanton të vihet si kriter afati 5 vjeçar ndërsa për komuna, dy vjeçar.
Por shumica në Komisionin Përgatitor kanë shfrytëzuar maksimalisht hapësirën e veprimit për të ashpërsuar kushtet. Kështu, komisioni në fjalë ka kërkuar që të huajve të cilët duan të natyralizohen t`u vihet si kusht banimi pa ndërprerje për pesë vite në të njëjtën komunë. Qeveria si reaksion ndaj këtij qëndrimi kishte propozuar kompromisin prej 4 vitesh. Kjo, pasi që më parë, SP dhe të Gjelbrit kishin kërkuar variantin minimal: 2 vjet qëndrim në komunë dhe dy vjet në kanton, për të huajt që duan të bëhen zviceranë.
Kompromisi i qeverisë kësaj radhe është përkrahur edhe nga FDP-ja. Por në votim, propozimi i SP-të Gjelbrit ka humbur me 24 kundrejt 85 votave. Kjo bëri që në fund të fitonte zgjidhja e komisionit përgatitor mbi propozimin e qeverisë, me 69 vota pro dhe 41 kundër, përcjell albinfo.ch. Kështu, Parlamenti i Kantonit të St. Gallenit vendosi që afati i qëndrimit në kanton dhe në komunë, si kusht për natyralizim, të jetë nga pesë vjet.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














