E-Diaspora
Sportistët në diasporë, ambasadorët e Kosovës
Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se Kosova krenohet me sportistët në diasporë
Republika e Kosovës ndihet krenarë me sportistët e saj që po e shkruanin historinë nëpër vendete ndryshme të botës. Këta sportistë janë shndërruar në ambasadorët më të mitë të Kosovës nëpër botë. Kështu deklaroi ministri kosovar i Diasporës. Ibrahim Makolli.
Këto komente ai i bërë pas një takimi që zhvilloi me boksierin profesionist shqiptar me renome ndërkombëtare, Tefik Bajrami.
Ky i fundit, i cili jeton në Lucern të Zvicrës, ka ardhur në Kosovë për të zhvilluar një meç me hungarezin Peter Hezgies, të cilin e ka mposhtur në një luftë interesant që u zhvillua në Podujevë, në vendlindjen e tij.
Ministri Makolli ia uroi fitoren boksierit Bajrami në meçin që u mbajt para dy ditësh në Podujevë. Ai e përgëzoi boksierin Bajrami për sukseset e vazhdueshme.
“Sukseset e mërgimtarëve tanë në fusha të ndryshme i përjetojmë edhe ne, kudo që ndodhemi, dhe krenohemi me sukseset tuaja. Sot, sportistët tanë që jetojnë e veprojnë në shtete të ndryshme janë shndërruar në ambasadorët më të mirë për Kosovën”, theksoi ndër të tjera ministri Makolli.
Ai tha se Kosova është përkushtuar për t’i përkrahur sportistët kosovarë dhe “bashkërisht t’i gjejmë format për ta dhënë ndihmën tonë, në mënyrë që t’i inkurajojmë edhe sportistët e rinj”.
Ndërkohë, boksieri Tefik Bajrami tha se është i gatshëm t’i ndihmojë sportistët e rinj nga Kosova.
Tefik Bajrami të shtunën mbrëma në Podujevë e ka mposhtur hungarezin Peter Hezgies. Fitorja ka ardhur pas 6 raundeve të zhvilluara dhe vendimit unanim të gjyqtarëve. “Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur për fitoren, pasi që këtë e kam dashur shumë, për t’u kthyer me fitore në vendlindje”, tha Bajrami pas meçit.
“Peter ishte një kundërshtar i fortë, por vendosi dëshira më e madhe për fitore dhe përgatitja më e mirë fizike”, shtoi ai.
Bajrami e filloi mjaft mirë meçin duke dominuar në dy raundet e para, para se të pësonte një rënie në atë të tretën dhe katërtën. Mirëpo vendimtarë ishte raundi i fundit, kur ai bindshëm ishte më efikas se hungarezi në goditje. Kjo ishte fitrorja e shtatë për Bajramin në ringun profesionist karshi një humbje.
Spektakli i boksit në Podujëve u përcoll nga afro 2 mijë shikues.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











