Shkurt.ch
Spitali Universitar i Lozanës CHUV, ndër 10 më të mirët në botë
I vetmi spital tjetër evropian që është zgjedhur në këtë listë, është Klinika Universitare Charite e Berlinit, që zë vendin e pestë në botë
I njohur me shkurtesën CHUV, Spitali Universitar i Lozanës, sipas magazinës amerikane “Newsweek” zë vend në mesin e 10 spitaleve më të mira në botë. Në fakt, ky spital zë vendin e nüëntë në ranglistën botërore të spitaleve, shkruan sda.ch.
Është interesante se i vetmi spital tjetër evropian që është zgjedhur në këtë listë, është Klinika Universitare Charite e Berlinit, që zë vendin e pestë në botë, transmeton albinfo.ch. Në dy vendet e para janë dy spitale amerokane, gjegjësisht Mayo Clinic në Rocester dhe Cleveland Clinic. Vendi i tretë është zënë nga Singapore General Hospital.
Radhitja është bërë duke u bazuar në anketat e bëra me mjekë dhe punonjës të sektorit shëndetësor nga katër kontinente. Lista është ndërtuar në bashkëpunim me ndërmarrjen për hulumtimin e tregjeve dhe për statistikë, “Statista”.
Dhjetë institucionet e zgjedhura janë dalluar sidomos për përkujdesjen supermoderne të pacientëve, shkruan “Newsweek”. Pastaj, ndër karakteristikat kryesore që janë vlerësuar në këtë rangim kanë qenë aftësia për t`u përballlur me sfidat e sektorit shëndetësor që i nënshtrohet ndryshimeve të shpejta.
Më tutje “Newsweek” vlerëson angazhimin e CHUV për trajnimet që i bën dhe për pozitën e jashtëzakonshme në të ashtuquajturin “Health Valley”, bën të ditur CHUV përmes një komunikate të publikuar të enjten.
Magazina amerikane kujton gjithashtu se CHUV në tetor të vitit 2014 ishte zgjehdur për realizimin e testeve të rëndësishme për një vaksinë kundër sëmundjes Ebola, përcjell albinfo.ch. CHUV është lavdëruar po ashtu edhe për angazhimin në fushë të hulumtimeve dhe për shkëmbimin e dijeve përmes Open_Access-Magazin “In Vivo” që botohet frëngjisht dhe anglisht.
CHUV me 11.000 të punësuar tregon se si një shërbim publik i shtetit, me përkrahjen e një universiteti dinamik mund të zë një vend kulmor në sektorin e përkujdesjes së pacientëve, arsimimit dhe hulumtimeve, ka thënë drejtori i spitalit, Pierre-Francois Leyvraz.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










