Shkurt.ch
Spitalet zvicerane nuk mund të funksionojnë pa të huaj
Madje, edhe po shterua i gjithë potenciali brenda Zvicrës, megjithatë për çdo vit mbeten rreth 100 vende të paplotësuara pune në këtë fushë
Spitalet zvicerane vuajnë nga mungesa e personelit. Siç tregon një sondazh i realizuar nga federata e spitaleve të Zvicrës “H plus” dhe organizata çati e kësaj dege Oda Sante, 40 të spitaleve të anketuara ankohen se kanë probleme me gjetjen e personelit për sallat e operacioneve. Ndërsa 20% të tyre madje shprehen se kanë probleme akute në këtë drejtim dhe 7% se nuk kanë mundur t`i plotësojnë fare 7% të vendeve të lira në këtë Sektor, shkruan srf.ch.
Për këtë arsye, synohet gjetja e personelit nga jashtë për sallat e operacioneve, thotë menaxheri i Oda Sante, Urs Sieber, transmeton albinfo.ch. Përkundër përpjekjeve nga të gjitha anët, sondazhi bie në përfundim se pa angazhimin e të huajve nuk mund të funksionojë asgjë. Madje, edhe po shterua i gjithë potenciali brenda Zvicrës, megjithatë për çdo vit mbeten rreth 100 vende të paplotësuara pune në këtë fushë.
Fusha e shëndetësisë është prej një kohe të gjatë e vetëdijshme për mungesën e personelit profesional. Për këtë arsye janë bërë ndryshime në shkollimin profesional të këtij personeli dhe po stimulohet në mënyra të ndryshme tërheqja e të rinjve për këtë profesion. Ndonëse nga viti 2013 deri në vitin 2014 ka pasur një ngritje të numrit të të diplomuarve për teknikë operacioni, kjo nuk mjafton. Rritja prej 16 për qind nuk mund ta mbuloje plakjen dhe pensionimin e punëtorëve të shëndetësisë, vijnë në përfundim Oda Sante dhe H plus.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











