Maqedonia
Spiropali: Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, të respektohet në ligj dhe në praktikë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali, gjatë qëndrimit të saj në Maqedoninë e Veriut, ka viziutar Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Ajo deklaroi se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe duhet mbrojtur e kultivuar.
“Në këtë qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella, nga Shën Tereza te Pjetër Bogdani, nga Hasan Prishtina e shumë figura të tjera, gjejmë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni ynë si komb… Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe duhet mbrojtur e kultivuar.
Të respektohet në ligj dhe në praktikë, të mësohet me dashuri brez pas brezi, si pasuri e përbashkët e mozaikut multietnik. Ajo na bashkon si zë historie dhe rrënjë identiteti. Në çdo shkronjë mban kujtesë, dritë dhe sakrificë që ende jeton”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë Regjisor, skenarist dhe producent, Troni po zhvillon filmin e tij të parë të gjatë dhe një... -
Zvicër
Privilegj apo sfidë? Një brez mes rrënjëve dhe horizonteve të reja -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











