Lajme
Spanja “i kundërpërgjigjet” Italisë, vendos kontrolle kufitare
Spanja ka vendosur kontrolle kufitare për të gjitha udhëtimet si ajrore dhe detare që vijnë nga Italia, duke përshkallëzuar përplasjen mes dy vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Bëhet e ditur se masat kanë hyrë në fuqi në mesnatë dhe do të jenë në fuqi për një muaj teksa vendimi vjen një javë pasi Italia vendosi masa të ngjashme, pas fluksit të rreth 78 mijë migrantëve nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutas, transmeton albinfo.ch.
Kriza ka vënë përballë kryeministrin socialist të Spanjës, Pedro Sanchez, dhe kryeministren konservatore të Italisë, Giorgia Meloni, e cila prej kohësh kërkon rregulla më të ashpra të BE-së për migracionin.
Ndryshe, të premten, Spanja i pati kërkuar Italisë që t’i hiqte kontrollet deri të dielën, teksa kjo e fundit deklaroi se masat do të vazhdojnë të paktën deri më 15 gusht, duke argumentuar se Spanja pret një “valë të re migracioni” në Ceuta.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










