Lajme
Sot u realizuan dy fluturime nga Gjermania për riatdhesimin e kosovarëve
Dje dhe sot janë realizuar edhe dy fluturimet të posaçme nga Düsseldorfi dhe Stuttgarti me shtetas të Kosovës të cilët kanë qenë pjesë e listave emergjente për riathdhesimin në Kosovë ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani.
“Sipas të dhënave të Ambasadës nga Gjermania në muajt e pandemisë janë riatdhesuar rreth 1400 shtetas të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës.
Ambasadori Beqë Cufaj ka thënë se kishin kërkesa të mëdha për riatdhesim.
“Si misioni më i madh i Kosovës me numrin më të madh të bashkëkombësve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani jemi ballafaquar me kërkesat më të shumta për raitdhesim. Kemi punuar ditë e natë që t’i informojmë dhe t’u shërbejmë shtetasve. Respektimi i ligjit dhe komunikimi me shtetasit kanë qenë moto e punës sonë edhe kur kemi arritur të ndihmojmë, por edhe atëherë kur nuk kemi mundur të realizojmë kërkesat. Për të gjithë shtetasit kam vetëm një mesazh: faleminderit për durimin!”, ka thënë ambasadori Beqë Cufaj.
– Izolimi ka përfunduar! Fito një kupon fluturimi prej 1.000 CHF! –
Në bazë të të dhënave të Ambasadës së Kosovës, nga Gjermania në muajt e pandemisë janë riatdhesuar rreth 1400 shtetas të Kosovës, përcjell albinfo.ch
https://www.facebook.com/embassyrks.germany/
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













