Shqiperia
Sot liderët e BE-së vendosin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Mësohet se Këshilli Europian do të mblidhet sot në Bruksel, ku pritet të vendoset data për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se Bullgaria vijon të këmbëngulë në veton ndaj Shkupit, gjë që mban peng Maqedoninë e Veriut dhe nuk i jep dritën jeshile për integrimin evropian. Ky vendim i Bullgarisë pengon edhe Shqipërinë, sepse thuhet se vendimi do të jepet për të dyja shtetet.
Ajo që ndryshoi mendje, para disa javësh, ishte Holanda, e cila i dha dritën jeshile Shqipërisë që të nisë bisedimet për anëtarësim. Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të marsit, ku partia e kryeministrit Mark Rutte fitoi mandatin e katërt për të udhëhequr vendin, Holanda ka vendosur t’u japë vëmendjen e saj maksimale proceseve integruese.
Vendi më skeptik i BE-së duket se është bindur tashmë që Shqipëria ka bërë progresin e mjaftueshëm për t’u ulur me zyrtarët e Brukselit e për të nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësim.
Në mbledhjen e Parlamentit holandez u diskutua gjerësisht çështja e Shqipërisë dhe fati i saj për vijimin e rrugëtimit integrues, ku u vendos të hiqet ‘trau bllokues’ për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me vendin tonë pas miratimit të kuadrit negociator. Ambasada holandeze menjëherë pas vendimit shpërndau qëndrimin e Qeverisë së saj.
Pas këtij qëndrimit pozitiv të Holandës dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria apo Italia ka shpresa që Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 qershorit të Këshillit Europian që do të pasojë Konferencën Ndërqeveritare.
Muajin e kaluar, më 5 maj, Këshilli i Bashkimit Europian u ka dërguar një letër pune delegacioneve të vendeve të BE-së, përpara mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të BE-së, ku iu kërkua që Tiranës dhe Shkupit t’u jepet drita jeshile.
Po ashtu, sipas Këshillit të BE-së, duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit europian.
“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe, si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende”, thuhej në paragrafin 21.2.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë Ai mbështetet në rrëfimin e autorit E.B., i cili tashmë është dënuar për këtë rast, një ditë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Austri
-
Bora zbardh Austrinë Austria sot është mbuluar nga bora. Mediat raportojnë se në vendet malore, reshjet kanë qenë më...
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa