Lajme
Sot pritet të aterojnë 15 fluturime në aeroportin e Prishtinës
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës, të cilat do të mbahen këtë të diel, më 14 shkurt, kanë zgjuar interesin e bashkatdhetarëve për të votuar në mënyra të ndryshme.
Numër i madh i tyre kanë votuar përmes postës, ku sipas të dhënave të deritanishme, rreth 16 mijë fletëvotime kanë arritur të deponohen në Dhomën e operacionit të votimit me postë.
Por, përveç votimeve me postë, një numër i madh i bashkatdhetarëve kanë vendosur të vijnë në vendlindjen e tyre për të votuar. Vetëm gjatë ditës së sotme pritet të aterojnë 15 fluturime nga diaspora në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
“Më 12 shkurt në ANP janë 15 fluturime në ardhje, (8) prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermania (1), Austria (2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Valentina Gara.
Ndërsa të shtunën do të aterojnë 29 fluturime në aeroportin e Prishtinës, ku shumica do të jenë nga Zvicra.
Megjithatë, përveç arritjeve me aeroplanë, disa bashkatdhetarë të tjerë kanë zgjedhur të vijnë në Kosovë edhe me autobusë të organizuar enkas për zgjedhje. Albinfo.ch ka raportuar edhe për këtë, duke iu referuar fotografive të publikuara nga partitë politike që i kanë organizuar këto udhëtime.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












