Shkurt.ch
Sommaruga: Demokracia direkte është përgjegjesi direkte
Kryefjalë e kësaj kulture politike duhet të jetë “Demokracia e drejtpërdrejtë nënkupton përgjegjësinë e drejtpërdrejtë”
Në fjalimin që tradicionalisht i takon presidenti/es të vendit ta mbajë për nder të festës nacionale, 1 Gushtit, presidentja aktuale, Simonetta Sommaruga ka apeluar te zviceranët për kultivim me përgjegjësi të pasurisë nacionale të Zvicrës, demokracisë së drejtpërdrejtë.
“Sepse vetëm kështu mund t`ua dalim mbanë sfidave që na presin”, ka saktësuar ajo, duke përkujtuar se ne vitet në vijim Zvicra do të përballet me situata të renda politike.
Veç kësaj, Sommaruga, ndër sfidat me rëndësi që e presin Zvcrën, presidentja ka përmendur sigurimin e AHV (pensionet e moshës dhe trashëgimisë) sigurimet sociale, luftën kundër ngrohjes globale si dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Në mënyrë që projektet për reforma në këto fusha të kenë sukses, nevojitet një ekonomi e shëndetshme dhe “raporte të rregulluara në mënyrë të qartë me fqinjët tanë”, ka thënë më tutje Sommaruga në fjalimin që është emetuar nga radioja nacionale SRF.
Është me rëndësi të kemi një kulturë politike që orientohet nga zgjidhja. Kryefjalë e kësaj kulture politike duhet të jetë “Demokracia e drejtpërdrejtë nënkupton përgjegjësinë e drejtpërdrejtë”, është shprehur pastaj Sommaruga. Ajo ka tërhequr vërejtjen nga rreziku i keqpërdorimit të iniciativave popullore. Me rastin e marrjes së vendimeve duhet menduar edhe për pakicat, edhe për ato që nuk mund të marrin pjesë në jetën politike të vendit, ka thënë veç tjerash Simmoneta Somaruga në fjalimin e saj me rastin e festës së 1 Gushtit.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











