Shkurt.ch
Sommaruga bën thirrje për veprime konkrete në çështjen e refugjatëve
Presidentja e Zvicrës, Simonetta Sommaruga, foli të hënën me kryeministrin italian, Matteo Renzi, në Romë, lidhur me çështjen e refugjatëve. Sommaruga ka kërkuar nga autoritetet garanci të qarta se të gjithë azilkërkuesit në Itali të jenë regjistruar.
“Të gjitha shtetet që janë përfshirë në sistemin e Dublinit duhet të përmbushin detyrimet e tyre”, tha Sommaruga në një konferencë shtypi pas takimit me Renzin.
“Për kredibilitetin e politikës ndaj refugjatëve duhet të regjistrohen të gjithë azilkërkuesit”, shtoi ajo.
Jo të gjithë refugjatët e ardhur në Itali janë regjistruar.
“Është e rëndësishme për të formuluar solidaritetin evropian, jo vetëm me fjalë, por në vepra”, tha ajo.
Për misionin e BE-së “Frontex” Zvicra është e gatshme të sigurojë më shumë burime dhe personel, sa të jetë e nevojshme.
“Zvicra tashmë është bërë pjesë e “Frontex”. Megjithatë, është e vërtetë se Frontex ka më shumë burime për shpëtimin e refugjatëve, siç dëshiron Komisioni i BE-së”, ka thënë Sommaruga.
Në bisedë me Renzin presidentja zvicerane ka konfirmuar se vendi i saj ishte i gatshëm të pranojë 3.000 sirianë.
“Ky është një sinjal i rëndësishëm, me të cilin do të bëjmë të qartë se Zvicra do të punojë në kuadër të sistemit të Dublinit”, thotë Sommaruga.
Presidentja zvicerane ka diskutuar me Renzin edhe për nismën për parandalimin e migracionit masiv.
Sommaruga kujton se rreth 70 mijë punëtorë italianë përgjatë kufirit punojnë në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











