Kalendari
Sofra për gra e vajza shqiptare
Të nderuara gjyshe, nëna, gra e fëmijë shqiptarë, ju ftoj për një takim, një mbrëmje, të hamë së bashku një darkë .
Nëntori është edhe muaji i festave tona, por ky takim ka për qëllim të vë në pah rolin integrues e edukativo shoqëror të grave shqiptare në diasporën tonë.
Edhe për shkollën “Huebwis” është shumë e rëndësishme që të gjithë banorët e këtij rajoni të jenë mirë të informuar dhe të gëzojnë të drejta të barabarta.
Në këtë ndejë ne mundë të bisedojmë lirshëm me njëra tjetrën në gjuhën tonë shqipe duke shkëmbyer së bashku përvojat dhe duke shijuar së bashku ushqimet tona të vlefshme tradicionale.
Idea e këtij takimi është që duke biseduar për tema të ndryshme sic janë shkollimi e profesioni i fëmijëve tanë, të informohemi sa më shumë për vlerat shoqërore e integruese të vendin ku po jetojmë, njëherësh të begatojmë ruajtjen e kulturës sonë , sepse kultura është shpirti i një kombi , është dashuria që me vetëbesim na shpërblen gjithmonë.
Në mbrëmje kam ftuar gra nga të gjitha profesionet, si: mjeke shqiptare, psikologe e moderatore, mësuese e studente, përkthyese , ndërmjetësuese kulture, etj . Po ashtu nga platforma albinfo.ch në rolin e gazetares, do të jetë e pranishme shkrimtarja jonë, Hava Kurti Krasniqi.
Ne kemi mundësinë pra të bëjmë pyetje e të shprehim dëshira, si dhe të kalojmë bukur siç e donë tradita.
Për vogëlushët e vogëlushet tanë kam përgadit nje befasi! Shpresoj qe do t’ju pëlqej shumë.
Fëmijët që kanë veshje kombëtare mund t‘i veshin në këtë mbrëmje.
Data E hënë 27.11.2017
Ora: 18.00-21.00
Vendtakimi: Feldstrasse 3, 8954 Geroldswil Schulhaus Huebwies Singsaal
Hyrja falas (Gratis)
Sipas dëshirës mundë të sillni një ushqim tradicional, por jo shumë : një pjatë petulla apo lakrorë … ëmbëlsirë …por vetëm sipas dëshirës e kohës.
Ju mirëpres
Me shumë respekt
Melihate Zhuniqi
Moderatore në projekte integrimi
Ndërmjetsuese Kulturore
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Nëntor 2017
- Ora18:00
- LokacioniGeroldswil
- Data e përfundimit27 Nëntor 2017 - 23:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













