Autotech
Snapchati detyrohet të ndryshojë për shkak të humbjeve financiare
Pronari i rrjetit social Snapchat thotë se është duke punuar në një përditësim të aplikacionit pas problemeve që ka pasur për të siguruar profit.
Aksionet e kompanisë pësuan rënie këtë javë, pak kohë pasi kompania njoftoi humbje prej 400 milionë dollarëve në tremujorin e fundit.
Snapchat tani ka thënë se do të bëjë më të lehtë përdorimin e aplikacionit dhe më të përshtatshëm për përdoruesit, transmeton Albinfo.ch.
“Do të bëjmë këtë hap të rrezikshëm me besimin se do të sjellim përfitime afatgjate për biznesin tonë”, ka thënë shefi ekzekutiv Evan Spiegel në një letër drejtuar investitorëve, shkruan BBC.
Snapchati pati rritje enorme në fillim pas lansimit sidomos te të rinjtë për shkak të veçorisë së mesazheve që fshiheshin vetë.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











