Kalendari
“Smart Home Europe” prezantohet në Prishtinë
Pas prezantimit të fundit në nëntor të vitit të kaluar në Tiranë dhe studimit të tregut në zonën e Ballkanit Perëndimor, “Smart Home Europe” do të prezantohet më 15 prill në Prishtinë.
“Forma më e mirë e aplikimit të “Smart Home”, apo ‘Shtëpisë intelegjente’ është sistemi “Digital Strom”. Nga ajo kohë “Smart Home Europe” ka bërë përpjekje dhe ka arritur disa kontrata bashkëpunimi dhe partneriteti me kompani lidere botërore në fushën e “Smart Home”. “Smart Home Europe” është partner dhe përfaqësues ekskluziv i Digital Strom për Ballkanin Perëndimor”, tha për albinfo.ch Lulzim Veliu nga “Smart Home”.
“Arritja e këtyre marrëveshjeve bën të mundur që në Kosovë të sjellim sistemin më të avancuar të “Smart Home” dhe me çmime të arsyeshme. Përveç marrëveshjes së bashkëpunimit me «Digital Strom Smart Home Europe», për të realizuar shtëpitë inelegjente të kompletuara ka arritur marrëveshje bashkëpunimi dhe përfaqësimi edhe me kompani të tjera, siç janë: LOXON, DOORBIRD, NUKI, TIESLA dhe DORNBRACHT”, tha Veliu.
Më 15 prill duke filluar nga ora 15 në Prishtinë «Smart Home Europe» prezanton produktet e këtyre kompanive për tregun e Kosovës.
“Smart Home Europe” projekton ndërtesa inteligjente dhe ambiente inteligjente për qytetarë dhe vendbanime. Ajo realizon kualitete dhe standarde. Parimisht në “Smart Home” integrohen të gjitha gjësendet që në një mënyrë furnizohen me rrymë, si ngrohja, roletat, ndriçimi, sistemi muzikor, televizori ose pajisjet e amvisërisë, pastaj shëndetësia dhe ekonomia/shporta familjare. Në banjo e në kuzhinë rrjetëzohen tashmë edhe rubinetat, në kopsht ujitja e kositja, madje edhe akuariumi ose swimming-pool. Njohtohuni me këtë risi të elektronikës!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Prill 2017
- Ora15:00
- LokacioniPrishtinë
- Data e përfundimit15 Prill 2017 - 17:00
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













