Lajme
Skitarët Kokaj e Shala përfaqësojnë Kosovën në LOD për të Rinj “Llozana 2020”
Drin Kokaj dhe Era Shala janë dy sportistët e vetëm që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, “Llozana 2020”, të cilat mbahen prej 9 - 22 janar 2020 në Zvicër, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Të dy janë pritur nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, njëherësh nënpresident i KOK-ut, si dhe trajnerët: Feim Kollçaku e Bujar Turjaka.
Gjatë takimit, Hasani i ka uruar suksese ekipit Olimpik, duke kërkuar të ndihen krenar që po e përfaqësojnë Kosovën, si dhe ta përfaqësojnë dinjitetshëm vendin tonë. Tutje, ai i njoftoi edhe me rregullat elementare të Anti-Dopingut, si dhe për sjelljet e mira që duhet të kenë gjatë qëndrimit në Fshatin Olimpik.
Edhe skitarët, Kokaj e Shala, janë shprehur optimist se do të arrijnë rezultate të kënaqshme. Të dy pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për të Rinj e kanë quajtur realizim të ëndrrës.
Trajnerët kanë deklaruar se falë përgatitjeve të bëra për disa javë dhe garave në të cilat kanë marrë pjesë, garuesit janë të gatshëm për sfidat që i presin në LOD për të Rinj “Llozana 2020”.
Kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, falënderoi KOK-un për mbulimin e shpenzimeve të përgatitjeve të skitarëve, duke shtuar se garuesit do të japin më të mirën e tyre.
Kokaj dhe Shala do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin: Sllallom dhe sllallom të madh. Kosova për herë të parë do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














