Kosova
Retorikë e ashpër në skenën politike në Kosovë
Në Kosovë, raportet mes liderëve institucionalë dhe ambasadorëve të shteteve më të fuqishme të Perëndimit po karakterizohen me retorikë të ashpër politike.
Përplasjet ndërlidhen me dy çështjet që po zënë vend të rëndësishëm në skenën politike kosovare, si marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi dhe nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Analistët e çështjeve politike thonë se raporte të tilla të liderëve të Kosovës me përfaqësuesit e vendeve aleate, po vërehen për herë të parë në këto dekadat e fundit. Së fundmi, vetë kryeministri Ramush Haradinaj tha se qeveria e tij s’u jep llogari ambasadorëve.
Para tij edhe presidenti Hashim Thaçi kishte kritikuar Bashkimin Evropian se po bllokon liberalizmin e vizave për kosovarët.
Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë për RadionEvropaeLirë se mospajtimet kanë sjellë një retorikë të ashpër të ndërsjellë.
“Retorika ka qenë e ashpër në të dy drejtimet. Edhe nga ambasadorët kemi dëgjuar deklaratat më të ashpra që i kemi dëgjuar ndonjëherë drejtuar liderëve kosovarë dhe ndoshta si një kundërpërgjigje kemi pasur një ashpërsim të gjuhës ndaj ambasadorëve. Kjo vjen për shkak të mospajtimeve që i kemi parë ndërmjet dy palëve për dy çështjet, siç janë, Demarkacioni dhe Gjykata Speciale”, ka thënë Ibrahimi.
Analisti tjetër, Ismajl Hasani, ka thënë se prishja e raporteve me vendet partnere të Kosovës mund të sjellin pasoja të pariparueshme.
“Përdorimi i gjuhës vulgare nga individë, pjesërisht edhe institucione, karshi ambasadorëve, sidomos të atyre të vendeve të Kuintit, që kanë kuptim të madh me prezencën e tyre në Kosovë, lirisht mund të kualifikohet si një kakofoni me prizma të rrezikshme dhe në të njëjtën kohë një dëm i pariparueshëm që mund t’u bëhet raporteve të Kosovës me vendet mike të saj”, thotë ai.
Ndërkaq, analistit Ilir Ibrahimi thotë se dëmtimi i raporteve të Kosovës me vendet mike tashmë ka ndodhur. Sipas tij, këto vende kanë filluar ta humbin besimin tek lidershipi kosovar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












