E-Diaspora
Skenderi dhe Pengili “pushtojnë” kështjellën gjermane me tinguj shqiptarë
Do të ekzekutohet programi i CD-së së Pengilit "100 vjet Shqipëri", me kompozime për violinë dhe piano nga kompozitori shqiptar Pjeter Gaci si dhe një kompozim autorial i Alban Pengilit
Shoqata promovuese e Shkollës së Muzikës në qarkun Lüdinghausen organizon më 21 dhjetor (e shtunë) nga ora 19.00 në kështjellën Lüdinghausen një koncert në prag të Krishtlindjes. Në koncertin me tinguj muzike të dhomës (kamertale) nga Shqipëria do të paraqiten instrumentistët shqiptarë Silva Skenderi (piano) dhe Alban Pengili (violinë), shkruan wn.de.
Alban Pengili është tashmë emër i njohur si violinist i ardhur nga Shqipëria dhe si mësues në Shkollën e Muzikës Lüdinghausen, transmeton albinfo.ch. Ai kësaj radhe do të performojë me bashkatdhetaren e tij Silva Skenderi, pianiste dhe profesoreshë në Konservatorin e Tiranës.
Pengili ka interpretuar shpesh gjatë viteve të kaluara në këtë qytet. Repertori i tij i përhershëm përfshin, midis të tjerave, 24 Kaprizet e Niccolo Paganinit dhe të gjitha sonatat dhe partitat e Bachut.
Në këtë mbrëmje do të ekzekutohet programi i CD-së së tij “100 vjet Shqipëri” me kompozime për violinë dhe piano nga kompozitori shqiptar Pjeter Gaci, ashtu si dhe pjesë të njohura nga kompozitorët si: Sinding, Gardel, de Falla, Sarasate, Saint-Saëns, Elgar, Wieniawski, Tchaikovsky dhe Paganini, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, Pengili prezanton një kompozim të vetin – “Valsin e dashurisë shqiptare”.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












