Lajme
Situata në Ukrainë, sonte nata vendimtare?!
Është përfolur si koha kur mund të pritet një sulm i mundshëm nga Rusia
Gazetarja ABC News, Linda Karadaku e cila ka udhëtuar drejt Ukrainës në mes të tensioneve ka raportuar mbrëmjen e sotme nga Lëviv.
Ajo tha se nata e sotme konsiderohet si mjaft e rëndësishme në Ukrainë pasi është folur si koha kur mund të pritet një sulm i mundshëm nga Rusia.
“Nata e sotme është shumë e rëndësishme në Ukrainë. Është ajo për të cilën është folur aq shumë se mund të presim se mund të ketë një sulm nga Rusia. Mundësitë janë këto në rast të një sulmi rus ndoshta do shohin të goditen objektet me rëndësi strategjik në Kiev, objekte të qeverisë, gardës etj. Pjesa më e madhe e tyre janë në zona të banuara gjë që do të thotë se do kishim viktima”, deklaroi ajo, përcjell Albinfo.ch.
Karadaku u shpreh se nëse Rusia do të hynte nga Donbas do të përsëritej skenari i Krimesë, ndërsa nënvizoi se qytetarët janë kundër luftës pasi duan zgjidhje paqësore.
“Nëse do të hynin nga Donbass do të ndodhte i njëjti skenar si në Krime që do të ishte aneksim. Të gjithë qytetarët duan paqe por nga ana tjetër thonë që lufta ka kohë që ka filluar. Pasi ka filluar me Krimenë. Pastaj ka filluar me Donbassin. Qytetarët e Ukrainës kërkojnë paqe dhe një zgjidhje paqësore”, u shpreh ajo.
Ajo nënvizoi se nuk bëhet fjalë për një provokim rus por nga separatistët pasi Rusia zyrtarisht nuk është e pranishme në këto zona.
“Këtu të gjithë ata që janë mbi 18 vjeç mund të shkojnë për t’u mobilizuar në ushtri. Nëse do mblidheshin të gjithë do bëheshin rreth 16 mijë ushtarë ukrainas që përballë Rusisë kemi një raport të pabarabartë forcash.
Për të qenë korrekt nuk bëhet fjalë për provokim rus por nga separatistët rus. Rusia zyrtarisht nuk është e pranishme në këto zona. Nëse në rast se do të kemi një sulm sonte apo në ditët në vijim nga Rusia atëherë mund të flasim për forcat ruse brenda Ukrainës. Deri tani është kështu. Kemi separatistë në zonën e Donbassit”, tha Karadaku.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?













