Kosova
Sistemi i sigurimeve sociale, i domosdoshëm për Kosovën
Krijimi i sistemit të sigurimeve sociale është prioritet i vitit 2019 për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Këtë për KosovaPress e ka bërë të ditur ministri i këtij dikasteri, Skënder Reçica, sipas së cilit, një sistem i plotë i sigurimeve sociale është themeli i sigurimeve sociale të një vendi, përcjell albinfo.ch.
Sipas ministrit Reçica, ka një buxhet prej 465 milionë euro për vitin 2019 që janë të kushtuara për skemat pensionale e sociale.
Kurse vitin që e lamë pas, Reçica e konsideron vit të reformave.
Ai si reforma numëron fushën e marrëdhënieve të punës, trajtimin e personave me aftësi të kufizuara, ofrimin e shërbimeve sociale dhe atyre familjare.
“Në tërësi kemi mbi 20 skema të pensioneve dhe po të shikohen këto skema, të gjitha janë të mbuluara me akte ligjore mbrapa. Realisht po të analizohet në tërësi, shihet se vendit i mungon një sistem i mirëfilltë pensional dhe akoma më rënduese është fakti që ky vend 20 vjet pas luftës nuk ka arritur të krijojë një sistem të sigurimeve sociale. Sistemi i plotë i sigurimeve sociale në një vend është korniza, baza, themeli i politikave sociale të një vendi, ku synohet që drejtësia sociale të jetë parësore. Bazuar në gjithë këtë, ne kemi identifikuar që nuk kemi një sistem të sigurimeve sociale, kemi shumë skema pensionale, ka kundërshti të ligjeve dhe të neneve brenda ligjeve sa i përket trajtimit të këtyre kategorive. Mandej kemi presione vazhdimisht nga grupe të caktuara për skema të reja pensionale, ka vështirësi në zbatimin e kërkesave”, ka thënë ai.
Reçica bëri të ditur se do të bëjnë ligjin bazik për skemat pensionale dhe projektligjin, i cili do ta rregullojë fushën e sigurimeve sociale.
Ministri Reçica për KosovaPress ka bërë të ditur se janë mbi 37 mijë veteranë që nga kjo ministri marrin pensione. Buxhet të planifikuar për këtë kategori ka edhe për vitin 2019.
“Shifra është mbi 37 mijë aktualisht dhe ne kemi për obligim si MPMS që të gjitha kërkesat të cilat vijnë në bazë të kritereve të përcaktuara edhe nga komisioni dhe ligji për kategoritë e dala nga lufta t’i akomodojmë brenda buxhetit të ministrisë. Shifra të cilën tani e kemi është 37 mijë dhe natyrisht që kemi planifikuar buxhet të mjaftueshëm për mbulimin e kompensimit këtyre kategorive e cila është e garantuar edhe me ligj”, ka thënë ai.
Për rastet e shumta të vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës gjatë vitit 2018, Reçica thotë se kanë ndërmarrë disa veprime për të parandaluar këtë dukuri dhe për të siguruar jetën e punëtorëve.
Për vitin 2018 sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë ka arritur 30.7. Për këtë kreu i Ministrisë së Punës thotë se vendi vazhdimisht është ballafaquar me një shkallë të lartë të papunësisë.
Ai shprehet i bindur se vitin e ardhshëm do të rritet edhe më shumë numri i atyre të cilët do të trajnohen për punë të përkohshme në Bashkimin Evropian, të cilët, pas përfundimit të periudhës sa punojnë, të kthehen në vend
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













