Lajme
Sipas statistikave, paga mesatare në Kosovë është rritur
Në vitin 2012 pagat mesatare bruto në Kosovë ishin 431 euro, derisa në vitin 2018 ishin 558 Euro, një rritje prej 127 euro ose 29.6%, thekson Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin e publikuar për nivelin e pagave në Kosovë për periudhën 2012-2018.
Ndërsa, paga neto nga 384 euro, sa ishte në vitin 2012, është rritur në 498 euro në vitin 2018, një rritje me 114 euro më shumë, ose 29.8%.
Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa në vitin 2018 ishte 573 euro, që është një rritje për 166 euro ose 40.8%, kurse paga mesatare neto nga 353 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 509 euro, një rritje prej 156 eurosh ose 44.1%.
Sektorit privat kishte një pagë bruto mesatare prej 367 eurosh, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2018 ishte rritur në 401 euro, një rritje prej 34 eurosh ose 9.3%. Derisa, paga neto nga 333 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 364 euro, një rritje prej 31 eurosh, ose 9.3 %.
Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 518 euro, derisa në vitin 2018 ishte 699 euro, që është një rritje prej 181 eurosh ose 34.9%. Ndërkaq, paga neto nga 465 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 620 euro në vitin 2018, një rritje prej 155 eurosh ose 33.3%, raportojnë mediat kosovare.
Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.
Paga mesatare neto në vitin 2018 sipas aktiviteteve ekonomike ka të njëjtën renditje: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (743 euro); informimi dhe komunikimi (635 euro); xehetaria dhe gurëthyesit (569 euro); derisa paga më e ulët ishte te bujqësia, pylltaria dhe peshkataria (237 euro).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













