Bota
Sipas një studimi, më shumë punëtorë refugjatë dhe më pak migrantë
Fenomeni i migracionit në vendet e industrializuara po ndryshon. Gjithnjë e më pak vetë kërkojnë azil, gjithnjë e më shumë vijnë për punë. Gjermania përfiton nga ky ndryshim.
Sipas një studimi të organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD, Gjermania si më parë është një destinacion i preferuar si vend migrimi. Në bazë të një studimi krahasues të OCED, Gjermania renditet pas SHBA-së si vendi i dytë më i preferuar nga migrantët. Nga ana tjetër numri i të ardhurve si refugjatë në Gjermani ka rënë, në vend të tyre drejt Gjermanisë vijnë të huaj që kërkojnë punë apo duan të studiojnë, shprehet eksperti i OECD për migracionin, Thomas Liebig.
Në studim konstatohet edhe një fenomen tjetër. Gjithnjë e më pak punëtorë vijnë nga Europa Lindore. Polonia për shembull po kalon gjithnjë e më shumë nga një vend ku emigrohej në një vend destinacion për punëtorët migrantë. Ndërkohë që gjithnjë e më shumë vetë nga Ballkani Perëndimor kërkojnë punë në Gjermani. Në të njëjtën kohë ka rënë ndjeshëm numri i kërkesave për azil nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Thomas Liebig e sheh modelin e “Rregullores së Ballkanit Perëndimor” të inicuar nga qeveria gjermane gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015 si model për vende të tjera të OECD-së. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është e suksesshme, thotë ai.
Aktualisht shanset e atyre që kërkojnë punë në Gjermani janë shumë të mira. Në fund të vitit 2018, gati 70% e të ardhurve kishin gjetur punë. Por punët që bëjnë ata janë të thjeshta, shumë të ardhur ose nuk paguhen mirë, ose janë të mbikualifikuar.
Megjithatë pritet valë e re refugjatësh
Sipas studimit, në vitin 2018 në Gjermani ka rënë numri i kërkesave të para për azil me 18,3%, gjithsej janë shtruar 162.000 kërkesa në këtë vit. Në të gjitha vendet anëtare të OECD janë shtruar 1,07 milionë kërkesa për azil. “Ky është një nivel shumë shumë i ulët”, thotë Liebig.
Por OECD pret që në vitet e ardhshme të ketë sërish një valë të re refugjatësh. “Ne vetëm nuk e dimë, se kur”, thekson eksperti i migracionit, Thomas Liebig. Ekspertët vënë re po ashtu se në vendet e OECD ndryshimet në politikën e azilit kanë sjellë përshpejtimin e procedurave të azilit dhe përdorimin më të mirë të qendrave pritëse. Në BE në tërësi kërkesat e para për azil kanë rënë në nivelin e vitit 2014, por Komisioni Europian raportoi, se në korrik të këtij viti është shënuar një rritje e shpejtë e kërkesave.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













