Shëndetësi
Simptomat e të nxehtit dhe rekomandimet e ekspertëve
Me mijëra njerëz vdesin çdo vit nga komplikacionet e shkaktuara nga i nxehti ekstrem, përfshirë sfilitjen dhe goditjen nga i nxehti, transmeton ATSH.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë të evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11:00 e paradites deri në 17:00 të pasdites, për shkak të problemeve që mund të sjellë i nxehti i këtyre orëve në shëndetin tuaj.
Cilat janë simptomat që vijnë nga i nxehti?
Temperaturë e lartë e trupit, rrahje të çrregullta të zemrës ose vështirësi në frymëmarrje, marramendje ose vështirësi në të ecur, mungesë djerse ose djersitje e tepërt, dhimbjet e muskujve, dhimbje therëse koke.
Ekspertët e ISHP-së rekomandojnë:
Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11:00 – 17:00.
Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjëra dhe ngjyra të hapura.
Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.
Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në
shtëpi duhen të jenë deri në 25° – 27° Celsius.
Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme, edhe nëse nuk keni etje.
Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta.
Ruajini ushqimet në frigorifer.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














