Maqedonia
Si shkoi Gruevski në Hungari?
Ndërkohë është konfirmuar se Nikolla Gruevski hyri në territorin e Shqipërisë dhe me ndihmën e një makine të Ambasadës Hungareze kaloi në Malin e Zi
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, dyshohet të jetë ndihmuar nga organet hungareze për të hyrë në Hungari ilegalisht nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Sipas portalit investigues hungarez, Atlatszo, ka mundësi që Gruevski të jetë nisur të mërkurën për në Hungari, me një avion privat të kryeministrit Viktor Orban që e përdorin edhe biznesmenët e afërt me të, raporton ‘Vizion Plus’.
Të mërkurën, ky avion i tipit JET, sipas mediave ka marrë Gruevskin në Beograd dhe e ka dërguar atë në Budapest ilegalisht, pasi për të hyrë në një vend anëtar të Bashkimit Evropian i nevojitej pasaporta të cilën ia kishin konfiskuar në Shkup. Në këtë mënyrë sipas mediave qeveria e Hungarisë ka shkelur ligjin hungarez, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë është konfirmuar se Nikolla Gruevski hyri në territorin e Shqipërisë dhe me ndihmën e një makine të Ambasadës Hungareze kaloi në Malin e Zi.
Ai ishte në shoqëri të dy diplomatëve, Kulsar Antal dhe Varsalvai Shaba, ky i fundit rezulton të jetë shef i administratës në ambasadën e Hungarisë në Tiranë.
Mediat bëjnë gjithashtu te ditur se Gruevski në po të njëjtën ditë hyri në territorin e Serbisë në orën 22:16, nga vendkalimi kufitar Dobrakovo me një makinë tjetër, në të cilën ndodheshin tashmë dy persona të tjerë, Cezar Josef Zoltan dhe Feledaz Saba, të dy me pasaporta diplomatike hungareze.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













