Lajme
Si ndryshojnë primet zvicerane të sigurimit të veturave në varësi të vendit ku jetoni
Nëse mendoni se primet e sigurimit të automjetit tuaj janë shumë të larta, mendoni të transferoheni në një qytet tjetër zviceran. Por kini kujdes - në varësi të vendit ku lëvizni, tarifat tuaja mund të rriten
Sa paguani për sigurimin e makinës tuaj, varet nga vendi ku jetoni në Zvicër.
Dhe, sipas një sondazhi të ri të 10 qyteteve zvicerane nga faqja e konsumatorit Comparis, diferenca midis politikës më të lirë dhe asaj më të shtrenjtë mund të jetë mjaft e madhe: 24 për qind, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Ku janë normat më të larta dhe më të ulëta?
“Siguruesit llogaritin primet bazuar në gjasat e aksidenteve [në një qytet të caktuar], midis kritereve të tjera,” sipas Andrea Auer, ekspert i lëvizshmërisë së Comparis.
Comparis zbuloi se primet në Lugano janë më të lartat në Zvicër: 960 franga në vit për një sigurim gjithëpërfshirës.
Kjo korrespondon me të dhënat e tjera që tregojnë se drejtuesit e kantonit italishtfolës të Ticinos kanë numrin më të madh të aksidenteve me makinë, sipas statistikave të sigurimeve AXA. Megjithatë, kur shikojmë vetëm aksidentet e lidhura me alkoolin, Gjeneva është në krye, sipas organizatës zvicerane të automobilizmit Touring Club Suisse (TCS).
Nuk është çudi që qyteti i dytë më i madh i Zvicrës në vendin e katërt në listën e Comparis, me shoferët që paguajnë mesatarisht 846 franga prime.
Cyrihu (858) dhe Lozana (851) kanë prime edhe më të larta. Norma më e lirë, nga ana tjetër, (771) është në Bernë.
Megjithatë, tarifat nuk përcaktohen vetëm nga vendbanimi, përcjell tutje albinfo.ch.
Nganjëherë shoferët paguajnë prime të ndryshme edhe brenda të njëjtit qytet, bazuar në kodin e tyre postar.
Për shembull, brenda Winterthur në kantonin e Cyrihut, shoferët që jetojnë në Töss (kodi postar 8406) paguajnë prime që janë pothuajse 6 për qind më të larta se popullsia e rrethit të Ricketwil (kodi postar 8352).
Ndërsa të parët paguajnë mesatarisht 850 franga për sigurimin e tyre gjithëpërfshirës, primi mesatar në Ricketwil është 804 franga, sipas Comparis. Në Cyrih, tarifat bazohen gjithashtu në nivelin e përgjithshëm të të ardhurave të një kodi postar të caktuar. Ata që jetojnë në zonën 8004, për shembull, paguajnë 878 franga, ndërsa banorët e 8045 shpenzojnë 845 franga për të siguruar automjetet e tyre. Vendbanimi i shoferëve (qyteti ose kodi postar) nuk është kriteri i vetëm për caktimin e primeve: ato përcaktohen gjithashtu nga kombësia e shoferit.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












