Shqipëria
Si mund të bëni aplikimin për pasaportë shqiptare?
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me anë të disa hapave të publikuara në ueb faqen e saj, ka treguar procedurat të cilat duhet t’i ndjekin aplikantët e pasaportave shqiptare apo kartave të identitetit.
Hapat e procedurës janë këto:
Nëse aplikon për herë të parë:
Pajisja me kartë identiteti dhe pasaportë (për shtetasit mbi 16 vjeç).
(Lëshohet pasaportë dhe kartë identiteti, vlefshmëria 10 vjet).
– Pasaportë e modelit të vjetër,
– Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri), nëse ka,
– Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka).
Ndërsa shtetasit nën moshën 16 vjeç i nevojiten këto dokumentacione:
(Lëshohet vetëm pasaportë, vlefshmëria 5 vjet).
– Certifikatë familjare, ose
– Certifikatë lindjeje,
– Pasaportë e modelit të vjetër (nëse ka),
– Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi, lëshuar nga vendi pritës (nëse ka).
Ndërsa hapat e procedurës për kartën e identitetit dhe pasaportën (për shtetasit mbi 16 vjeç) janë këto:
1)Paraqitja personale dhe verifikimi i identitetit,
2) Konfirmimi i të dhënave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile,
3) Marrja e fotos dixhitale,
4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve,
5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik,
6) Rimarrja e shenjave biometrike për tërheqjen e ID-së.
Tarifat e shërbimit për Kartën ID dhe Pasaportën biometrike janë:
1) Greqi, Itali: 12 euro 1) Greqi, Itali: 130 euro
2) Bruksel: 16 euro 2) Bruksel: 170 euro
3) Angli: 13 paund 3) Angli: 144 paund
4) Mynih: 16 euro 4) Mynih: 170 euro
5) SHBA: 18 $ 5) SHBA: 240 $
Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm për detaje dhe informacione të tjera.
http://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-pasaporte-dhe-karte-identiteti/
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













