Maqedonia
Si i blejnë maqedonasit shtetësinë bullgare?
Blerja e shtetësisë bullgare vazhdon të bëhet duke filluar nga 500 e deri në 7 mijë euro
“Adresa” e qindra maqedonasve me pasaportë të Bullgarisë gjendet para një shtylle elektrike në afërsi të qytetit bullgar Bllagoevgrad.
Katja Mateva, ish-drejtoreshë për shtetësi në Ministrinë e Drejtësisë të Bullgarisë, për “EU Observer”, është shprehur se në vitin 2016 është përjashtuar nga puna për shkak se ka refuzuar të marrë në pjesë në ndarjen e jashtëligjshme të shtetësive bullgare që janë blerë me para, raporton KOHA.
Siç thekson Mateva, plaku i fshatit afër Bllagoevgradit si adresë për shtetasit e Maqedonisë në Bullgari e ka regjistruar adresën e një shtylle elektrike, në bazë të cilës më pas janë kërkuar vërtetimet e prejardhjes bullgare, përcjell albinfo.ch.
“Në këtë “shtyllë” janë regjistruar mijëra njerëz”, sqaron ish-drejtoresha e Ministrisë së Drejtësisë.
Ndryshe, në tetor të këtij viti policia bullgare arrestoi emra të njohur, të dyshuar për keqpërdorim të shtetësive.
Mes tyre gjendet edhe Petar Harallampiev, drejtor i Agjencisë shtetëror për bullgarët jashtë vendit. Megjithatë, Mateva thotë se përkundër arrestimit të tij, asnjë nuk është stopuar dhe se blerja e shtetësisë bullgare vazhdon të bëhet duke filluar nga 500 e deri në 7 mijë euro.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar? Trenat austriakë kanë qenë tepër të mbushur me njerëz përpara sezonit të festave, madje edhe njerëzit...
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?