Lajme
Si është bërë gjuha angleze më e përhapur në Cyrih?
Ndoshta nuk është aq e habitshme që anglishtja flitet gjerësisht në Cyrih, qytetin më të madh të Zvicrës, ku më shumë se një e treta e të gjithë banorëve janë të huaj. Por, përdorimi i gjuhës është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Në 10 vjetët e fundit, përqindja e anglishtfolësve në qytetin e Cyrihut është rritur nga 9 në 14 për qind – një rritje prej 40 për qind.
Në fakt, tani flitet në 40 për qind të bizneseve të qytetit, sipas Christof Meier, kreu i promovimit të integrimit për qytetin e Cyrihut.
Dhe jo, nuk janë vetëm shtetasit dhe turistët e huaj ata që qëndrojnë pas këtij trendi: nga 136,000 njerëz që flasin në mënyrë rutinore anglisht në punë, 90,000 e kanë gjuhën angleze gjuhë amtare, përcjell albinfo.ch.
“Shpejtësia e këtij zhvillimi është befasuese”, tha Meier. “Kjo është inkurajuese dhe forcon atraktivitetin dhe konkurrencën e Cyrihut si një vend kërkimor ndërkombëtar”.
Por, ka edhe aspekte negative
Meier vuri në dukje se 70 për qind e akademikëve dhe menaxherëve që punojnë në Cyrih përdorin gjuhën angleze, si dhe mbi 50 për qind e teknikëve dhe punonjësve të zyrës.
Megjithatë, në shumë punë të tjera, kjo shifër bie nën 20 për qind. “Ekziston rreziku i një ndarjeje sociale midis njerëzve të arsimuar mirë dhe atyre më pak të arsimuar”, vuri në dukje ai.
Dhe, edhe një zhvillim më shqetësues është shfaqur brenda popullsisë së qytetit, kryesisht për shkak të imigrimit: ndërsa përqindja e folësve anglezë është rritur, gjithnjë e më pak njerëz flasin gjermanisht, gjuhën kryesore të Cyrihut.
Aktualisht, një në tetë banorë (12.4 për qind) nuk flet fare gjermanisht, sipas Meier, i cili theksoi se një dekadë më parë, kjo shifër ishte vetëm 8 për qind.
“Dhe ndërsa rritja e përdorimit të anglishtes shihet si pozitive për imazhin e Cyrihut si një qytet kozmopolit, nuk do të ketë kompromise në qëllimin tonë për të siguruar që sa më shumë njerëz të mund të komunikojnë dhe të marrin pjesë në gjermanisht”, tha Meier, shkruan thelocal.
Dhe kjo ngre një pyetje përkatëse nëse një i huaj mund të jetojë në Cyrih – apo diku tjetër në Zvicër, për këtë çështje – vetëm me anglisht?
‘Integrimi social’
Në një anketë me dy pyetje specifike: A mund të kaloni në Zvicër vetëm me anglisht? Dhe, a është e mundur të gjesh punë në Zvicër pa folur një gjuhë vendase?, shumica e përgjigjeve treguan se, po, të dyja janë të mundshme në rrethana të caktuara. Por, ka një… “por”.
Të anketuarit thanë se, edhe pse të mos flasësh një gjuhë lokale (d.m.th., gjermanisht, frëngjisht ose italisht) ndoshta do të ishte e mundur në një kompani ndërkombëtare, ku anglishtja është gjuha e biznesit dhe në përgjithësi është e mundur “t’ia dalësh” vetëm me anglisht në qytetet e mëdha, gjuhët lokale janë të rëndësishme për shoqërimin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










