Bota
Si abuzohet me fëmijët emigrantë
Fëmijët emigrantë që tentojnë të kalojnë në Francë përmes Italisë veriore, detyrohen të shiten për seks në këmbim të një kalimi të sigurt të kufirit, ushqimit apo një vendi për të fjetur.
Në këtë përfundim ka dalë “Save the Children”, në Itali. Emergjenca shqetësuese e të ashtuquajturit ‘seks për mbijetesë’, në Italinë Veriore, bën që minorenë, pjesa më e madhe nga Afrika sub-sahariane, të detyrohen të prostituojnë nëse nuk mund të përballojnë pagesat prej 50 apo 150 eurosh të kërkuara nga shoferët për t’i kaluar matanë kufirit apo për ushqim a strehim, shkruan “TCH”.
“Bëhet fjalë për të mitur dhe më të rrezikuara janë vajzat, pjesë e fluksit të padukshëm të shumë minorenëve emigrantë të pashoqëruar në tranzit në kufirin verior të Italisë, në përpjekje për t’u bashkuar me të afërmit e tyre në vende të tjera evropiane, që nuk kanë mundësinë të udhëtojnë të sigurt në trajektoret e ligjshme”, thotë drejtuesja e programeve për Italinë dhe Evropën, e “Save the Children”, përcjell albinfo.ch.
Vajzat shpesh ekspozohen ndaj rreziqeve serioze të abuzimit dhe shfrytëzimit, në shumë raste e gjejnë veten duke jetuar në kushtet e një degradimi të madh.
Ajo thotë se situata në kufirin verior është përkeqësuar nga heqja në prill e një kampi të improvizuar përgjatë lumit Roja, që detyroi më shumë minorenë të degradonin dhe të ekspozoheshin ndaj kushteve të rrezikshme.
Sipas organizatës, duhet të ketë përpjekje më të mëdha për mbrojtjen e fëmijëve emigrantë nga shfrytëzimi seksual, përfshirë fuqizimin e rrjeteve anti trafik dhe ofrimin e më shumë mbështetjeje për të prekurit.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













