Shëndetësi
Shumica, për dhurimin “automatik” të organeve
Personit që nuk është përcaktuar me të gjallë të tij se është kundër dhënies së organeve, ato do t`i merren në mënyrë automatike
Kundër qëndrimit të Këshillit Federal (qeverisë), Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës është përcaktuar me shumicë votash për variantin e dhurimit automatik të organeve. Sipas këtij varianti, të quajtur edhe “zgjidhja kundërthënëse) të gjithë njerëzit do të detyrohen të marrin qëndrim për atë nëse pas vdekjes do tu merren organet për transplantim ose jo.
Në këtë mënyrë dëshirohet të sigurohen më tepër organe në dispozicion për njerëzit që presin në radhë për transplantim të tyre në Zvicër.
Sipas “zgjidhjes kundërthënëse”, personit që nuk është përcaktuar me të gjallë të tij se është kundër dhënies së organeve, ato do t`i merren në mënyrë automatike. Por qeveria ndërkaq është shprehur se një rast i tillë është problematik nga aspekti i etikës.
Pas Dhomës Nacionale, çështja lidhur me dhurimin e organeve do t`i shkojë në shqyrtim Dhomës së Kantoneve.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












