Kosova
Shumë emigrantë flasin gjermanisht në shtëpi
Mbi 20 milionë njerëz me origjinë të huaj jetojnë në Gjermani. Shumica prej tyre flasin gjermanisht në shtëpi, përcjell albinfo.ch.
Media gjermane DW shkruan se edhe ata që kanë prejardhje të huaj flasin zakonisht gjermanisht në shtëpi. Kjo vlen për më shumë se tre të katërtat e njerëzve nga ky grup i popullsisë, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, më 21 shkurt.
Pothuajse një e katërta (rreth 24 për qind) e rreth 20.2 milionë njerëzve sa jetojnë në Gjermani me origjinë të huaj flisnin vetëm gjermanisht në shtëpi në vitin 2022. Më shumë se gjysma (pothuajse 54 për qind) komunikonin në shtëpi në të paktën edhe një gjuhë tjetër, që do të thotë se në shtëpi flasin të paktën dy gjuhë.
Një fjalor i gjuhës gjermane
Përveç gjermanishtes, më së shumti flasin turqisht
Sa i përekt përhapjes së gjuhëve të tjera në shtëpi, sipas studimeve të fundit, pothuajse 23 për qind e njerëzve komunikojnë në shtëpi duke përdorur një ose më shumë gjuhë të tjera. Në shtëpitë ku përdoren edhe gjuhë të tjera, më së shpeshti flitet turqishtja, 14 për qind. Më pas vjen rusishtja me rreth 12 për qind, arabishtja me dhjetë për qind, polonishtja me shtatë, anglishtja me gjashtë dhe rumanishtja me pesë për qind. Fjala është pra për përqindjen e shtëpive ku fliten dy ose më shumë gjuhë.
Ka dallime të qarta midis brezit të parë dhe të dytë të të ardhurve. 27 për qind e emigrantëve që kanë ardhur kohë më parë në Gjermani dhe konsiderohen si brezi i parë i të huajve në këtë vend, nuk flasin gjermanisht. Ndërsa në brezin e dytë kjo vlen vetëm për nëntë për qind. Sipas Destatis, një person ka një histori imigrimi nëse ai ose të dy prindërit kanë ardhur në Gjermani që nga viti 1950 e më pas.
Nëse merren parasysh të gjitha familjet private në Gjermani, pothuajse 79 për qind e njerëzve flisnin në shtëpi vetëm gjermanisht në vitin 2022. Pothuajse 16 për qind përdorën të paktën edhe një gjuhë tjetër, njoftoi Byroja Federale e Statistikave.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











