Maqedonia
Shtohet numri i pacientëve nga ajri i ndotur në Maqedoni
Shkupi vazhdon të arrijë shifra alarmante të ndotjes së ajrit. Koncentrimi i grimcave PM10 është mbi nivelin e lejuar në shumë qytete të Maqedonisë.
Mjeku Dragan Gjorgjev, nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se është rritur numri i personave me komplikime në sistemin e frymëmarrjes.
Ai shtoi se ndotja e ajrit përveç mushkërive të bardha ndikon dhe bllokon të gjithë funksionimin normal të organizmit, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Më e theksuar është tek personat e moshuar dhe tek të sëmurit kronik. Megjithatë në krahasim me vitet e kaluara pritët që kapaciteti të rritet për 30 deri 40 për qind për të pranuar të sëmurë, veçanërisht fëmijë me bronkit të komplikuar dhe sëmundje te frymëmarrjes, për te moshuarit dhe të sëmurët kronik. Në përgjithësi ndotja e ajrit bën një bllokadë në sistemin rregullator të organizmit dhe shkakton sëmundje kardiovaskulare pra ndikon në sistemin e zemrës në sistemin e trurit. Mundet të kemi goditje në tru, infarkt në zemrës. Tek fëmijët është e fokusuar në sistemin e frymëmarrjes, bronkit në mushkëritë e bardha dhe sulme të astmës”- tha Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik.
Gjorgjev vlerëson se është shumë e vështirë që të mbrohemi nga ndotja, sepse nuk merren masa konkrete dhe në mënyrë të organizuar që të ndikojnë në uljen e ndotjes së ajrit. Ai shton se edhe këtë vit do të kemi raste të shtuara të vdekjeve nga ndotja e ajrit, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Qytetarët të mos dalin pa nevojë jashtë dhe nëse e kanë patjetër të mos qëndrojnë shumë gjatë kohë, të mos bëjnë aktivitete ose ushtrime fizike në ambient të hapur dhe kujdes të shtuar duhet të kenë edhe punëtorët që punojnë në ndërtimtari, bujqit në ambient të hapur të përdorin maska dhe të jenë të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së maskës”- u shpreh Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik.
Ndër qytetet më të ndotura radhiten Shkupi, Tetova, Manastiri, Gostivari, Kërçova dhe Kumanova.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













