Lajme

Shteti që po mbyll kufijtë deri në vitin 2022

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, njoftoi se kufijtë e vendit do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri në fund të vitit, sepse tani përparësia është vaksinimi i të gjithë popullsisë dhe mbajtja e aktiviteteve ekonomike të hapura.

Zelanda e Re konsiderohet si një nga vendet që ka menaxhuar më mirë pandeminë e koronavirusit, me vetëm 26 vdekje nga një popullsi prej pak më pak se pesë milionë banorë, rapprton agjencia Ansa, transmeton Albinfo.ch.

“Ne thjesht nuk jemi ende në gjendje të rihapemi plotësisht”, tha Ardern duke folur në një forum kushtuar “Rilidhjes së Zelandës së Re me botën”.

Kryeministrja gjithashtu parashikoi që kur vendi të rihapet vitin e ardhshëm, udhëtarët e vaksinuar nga zonat me rrezik të ulët do të jenë në gjendje të hyjnë pa karantinë, ndërsa rastet e tjera do të duhet të izolohen ose të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.