Koronavirusi: çast pas çasti
Shteti që për 3 muaj nuk raportoi asnjë rast vendas me COVID-19
Autoritetet vietnameze kanë raportuar për të dhënat e fundit rreth koronavirusit, ku sipas tyre që 96 ditë nuk kanë raste të reja nga vendi me koronavirus.
Ndërkaq Vietnami vazhdon të shënojë rritje të rasteve të reja pozitiv me COVID-19, të gjithë raste të importuara nga vendet e tjera.
Mediat lokale raportuan se të paktën 12 raste të reja të importuara nga jashtë janë regjistruar gjatë ditës së fundit, duke e çuar në 369 numrin e përgjithshëm të rasteve të zbuluara me koronavirus në vend.
Rastet e reja u zbuluan te pasagjerët që u ulën në aeroportin Van Donn, në provincën verilindore bregdetare të vendit, Quang Ninh.
Të gjithë pasagjerët në fluturim u vendosën në karantinë.
Nëpër spitale, qendra shëndetësore dhe shtëpi, Vietnami ka vendosur në karantinë mbi 11 mijë persona.
Pas shfaqjes për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, në mbarë botën COVID-19 ka vrarë pothuajse 610 mijë persona.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pothuajse 14,7 milionë raste janë konfirmuar në gjithë botën, ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura, shkruan sinjali, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma e të gjithë personave të infektuar në mbarë botën, afër 8,3 milionë, janë shëruar deri më tani nga virusi.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë