Kosova
Shteti po ka probleme me sistemimin e zëvendësministrave
Përveç shpenzimeve të mëdha që po i shkaktojnë buxhetit të shtetit zëvendësministrat, e që për një vit shpenzojnë 996 mijë euro ata janë bërë problem edhe për sistemim, pasi shumë ministri janë detyruar të thyejnë edhe zyra për t’ju bërë vend.
Ministria e Mjedisit, që ka më së shumti zëvendësministra, hall të madh ka pasur si t’u gjejë zyra të gjithëve, raporton KTV.
Zyra e Kryeministrit ka thënë se janë emëruar 70 zëvendësministra, përcjell albinfo.ch.
Derisa javë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte kërkuar llogari nga zëvendësministrat, jo të gjithë prej tyre kishin marrë pjesë në atë takim.
70 zëvendësministrat e qeverisë Haradinaj i kushtojnë buxhetit të shtetit 80 mijë e 500 euro në muaj. Ndërsa, për një vit, vetëm për paga, buxhetit të shtetit i kushtojnë 966 mijë euro.
AAK-ja prinë me 15 zëvendësministra, PDK-ja ka 14, Nisma 12, AKR-ja 8, Lista Serbe 6 dhe minoritetet e tjera 12 zëvendësministra. Ndërsa, tre zëvendësministra janë emëruar pa qenë pjesë e ndonjë partie politike.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











