Lajme
Shteti i BE-së që po ua subvencionon qytetarëve faturat e energjisë elektrike
Belgjika po ofron masa lehtësuese për banorët që përballen me kostot e larta të energjisë përmes pagesave të njëhershme prej 100 € (112 dollarë).
Përveç kësaj, qeveria ra dakord të martën që të ulë përkohësisht normën e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për energjinë elektrike, njoftoi agjencia e lajmeve Belga, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Alexander De Croo, siç transmeton Dpa, i quajti masat një “përforcues të fuqisë blerëse”, njoftoi Belga.
Konkretisht, TVSH-ja për energjinë elektrike do të ulet nga 21% në 6% nga marsi deri në fund të qershorit dhe të gjithë banorët do të marrin një pagesë të njëhershme prej 100 € për të paguar faturën e tyre të energjisë elektrike, raporton Belga.
Gjithashtu, tarifa speciale për familjet me të ardhura të ulëta do të zgjatet deri në fund të qershorit.
Në total, masat kushtojnë rreth 1.1 miliardë euro. Edhe vende të tjera evropiane kanë marrë masa për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e madhe e çmimeve të energjisë që filloi vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili










