Kosova
Shtesa për fëmijë, edhe në Kosovë
Sipas një llogarie ishte thënë se vlera e shtesave të fëmijëve mund të arrijë në 3 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Kosovës
Përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se në një të ardhme të afërt planifikojmë të instalojnë edhe sistemin e shtesave për fëmijë.
Në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike, zyrtarë të kësaj ministrie thonë se aktualisht janë në fazën e hartimit të dy koncept-dokumenteve, një që ka të bëjë në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare dhe tjetri për rregullimin e fushës së pensioneve.
“Me aprovimin e këtyre dy koncept-dokumenteve do të hartohet legjislacioni përkatës që do të përcaktojë kompensimet dhe përfitimet për të gjitha kategoritë dhe ofrimin e shërbimeve sociale edhe familjare. Saktësisht, ne planifikojmë krijimin e një Fondi për Sigurime Sociale, me atë të së cilit, në një të ardhme të afërt, planifikojmë të instalojmë edhe sistemin e shtesave për fëmijë”, thuhet në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë nga zyra për informim e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, përcjell albinfo.ch.
Shtesat për fëmijët kanë qenë premtim i vazhdueshëm i partive politike gjatë fushatave zgjedhore. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, tashmë president i Kosovës, Hashim Thaçi, pati premtuar 300 euro për çdo fëmijë të sapolindur, premtim ky që nuk është realizuar asnjëherë.
Ndërkohë, nismën për shtesat e fëmijëve në Kuvendin e Kosovës e pati iniciuar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi.
Ajo në atë kohë pati deklaruar se është llogaritur se do të përfitojnë rreth 500 mijë fëmijë, nga mosha 0 deri në 16 vjeç, me nga 10 deri në 40 euro në muaj, varësisht nga numri i fëmijëve.
Sipas një llogarie, ishte thënë se vlera e shtesave të fëmijëve mund të arrijë në 3 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Kosovës. Buxheti i Kosovës për vitin 2018 është 1.8 miliard euro.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se shtesat e fëmijëve janë të domosdoshme dhe se është biseduar për këtë çështje në një seancë parlamentare.
“Në seancën e kaluar kemi pasur debat parlamentar lidhur me këtë çështje, ku prej atij debati do të duhej të dilnin rekomandime që do të kushtëzonin Qeverinë e Kosovës, që në buxhetin e ardhshëm të parashihen edhe shtesat për fëmijë. Si shtet jemi vonuar shumë në këtë drejtim, duke pasur parasysh kushtet në të cilat jetojnë familjet në Kosovë dhe duke pasur parasysh që shumë familje kanë numër më të madh të fëmijëve”, thotë Baftiu.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë Kancelari austriak 66-vjeçar Christian Stocker i ÖVP shkaktoi polemika gjatë turneut të tij veror në Salzburg... -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale












