Bota
Shtëpi për refugjatët, në oborret e francezëve
Refugjati afgan Sadik e ka një shtëpi si askush tjetër në Paris. Është e bërë nga druri, me një kuzhinë të vogël dhe hapësirë të vogël në përgjithësi, dhe më e habitshmja është se ndodhet në oborrin e dikujt tjetër.
Shtëpia miniaturë është në oborrin e Charlot Bulanzhe dhe parterit të saj, Dominik, e që është familja e parë e cila mori pjesë në projektin që kishte për qëllim t’u ofronte kulm mbi kokë refugjatëve që jetojnë në Francë, përcjell albinfo.ch.
“Kur erdha për herë të parë në Francë, jetova në rrugë”, tha Sadik, 29-vjeçar nga provinca Herat. “Tani jam mirë. Është shtëpi e vogël, por e qetë dhe e rehatshme”, shtoi ai. Dhe, jo të gjithë që duan të ndihmojnë ndjehen rehat me dikë të huaj në oborrin e tyre, tha Romain Minod, 33-vjeçar, i cili krijoi shtëpinë e Sadikut.
“Vendosëm ta krijojmë këtë shtëpi të vogël në oborr që të mos u pengojë nikoqirëve”, tha Minod. Shtëpia e Sadikut është e para e instaluar si pjesë e projektit të titulluar “Në oborrin tim”, e qëllimi është që të ndërtohen 50 shtëpi të këtilla brenda 3 vjetëve për të rehatuar më shumë se 100 refugjatë në Paris.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?