Kosova
SHSKUK: Po trajtohen 837 pacientë me Covid, 30 prej tyre, në gjendje të rëndë
Po ashtu, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 335 pacientë, 10 prej tyre në gjendje të rëndë
Nga Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK) njoftohet se janë duke u trajtuar 837 pacientë nga coronavirusi.
Ndërsa në një njoftim në Facebook thuhet se, bazuar në raportin e datës 27 mars 2021, 700 raste janë të konfirmuara më Sars Cov 2 pozitiv.
Po ashtu, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtruar 335 pacientë, 10 prej tyre në gjendje të rëndë.
Në vazhdim, shifrat e plota të pacientëve nëpër spitale:
Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 837 pacientë nga Sars- Cov-2.
700 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.
137 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
636 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtruar 335 pacientë
10 në gjendje të rënduar
276 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
287 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 113 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 23 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtruar 502 pacientë
20 në gjendje të rënduar shëndetësore
424 të konfirmuar pozitivë
349 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtruar sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 123 pacientë
Spitali i Gjakovës, 88 pacientë
Spitali i Pejës, 111 pacientë
Spitali i Gjilanit, 66 pacientë
Spitali i Ferizajt, 59 pacientë
Spitali i Mitrovicës,33 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë















