Lajme
Shqiptari, storie suksesi në kompaninë e specializuar gjermane
Dardan Hyseni, shqiptari i suksesshem firmën e specializuar për ndërtim në Gjermani
Duket se shqiptarët çdo herë e më shumë po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune. Gjermania dihet se është një nga shtetet ku mundësia e punësimit, deportimit në karrierë dhe formimit professional është shumë e madhe, përcjell albinfo.ch.
Shqiptari, Dardan Hyseni, tani me vendbanim në Gjermani është punësuar në këtë shtet gjigant të zhvillimit ekonomik evropian.
Dardani shkollën fillore si shumë moshatarë të tij e përfundoi në vendlindjen e tij në Ternoc të Bujanocit, apo siq njihet ndryshe “Tërnoci i Madh”.
Ndërsa shkollën e mesme e kreu në Republikën e Kosovës për të vazhduar më pas studimet e ciklit bachelor në Universitetin e Lingenit të Gjermanisë drejtimin “inxhinjer i ndërtimtarisë”.
I dalluar në këtë drejtim Dardani tani ka përfunduar edhe masterin (M.Eng) në drejtimin e ndërtimtarisë civile, që e bënë ndër shqiptarët e paktë në Gjermani që kanë këtë titull.
Tashmë vlerësuar dhe i dalluar nga stafi, djaloshi me prejardhje shqiptare gjatë studimeve është emëruar asistent gjatë semestrit të 4 dhe 5 në statistik, ndërkaq gjatë semestrit të 6 dhe 7 ka punuar gjithashtu si asistent në fakultetin ku ka kryer studimet.
Duhet theksuar se aftësinë e tij profesionale dhe talentin e tij Dardan Hyseni tani si i punësuar, pas përfundimit të magjistratures, është duke e dëshmuar në një firmë gjermane e specializuar në ndërtimtari që ka të punësuar rreth 1000 punëtorë.
Ai me punën e tij, ka treguar se është i përgaditur dhe i kualifikuar dhe tani është pjesë e kompanisë së specializuar ndërtimore, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












