Lajme
Shqiptari në Romë jep bukë falas, thotë: “E kam provuar urinë”
Një media italiane i ka kushtuar artikull një shqiptari të quajtur Edmond Prenga. Ai është pronari i një furre në Romë dhe për shkak të papunësisë dhe varfërisë që mund të përballen italianët, ka vendosur të dhurojë bukë, transmeton Koha.
39-vjeçari shqiptar ka vendosur të prodhojë bukë në furrën e tij të quajtur “Bon Pan”, për ata që nuk kanë mundësi ta blejnë, duke i varur qeset para furrës dhe një tabelë, ku lexon: Nëse ju nevojitet, kjo është për ju!
Ai shprehet se kjo është zgjidhja më e mirë që ata të mos ndihen në siklet dhe të kenë turp të kërkojnë bukë.
“E kam provuar urinë. Kur mbërrita në Itali në vitin 1998, nuk kisha asnjë qindarkë. I di mirë këto probleme. Italia më ushqeu mua. Kështu që vendosa t’u lija bukë atyre në nevojë se mendova se mund të kenë turp për të kërkuar.
Ne u rritëm me mitin e Italisë kur ishim fëmijë. Në ëndërronim të vinim një ditë këtu. Marrëdhënia e ne shqiptarëve me ju italianët është e fortë. Sot Shqipëria po rimëkëmbet, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Mendoj se Edi Rama bëri një gjest që tregoi zemrën e madhe të shqiptarëve për italianët”.
Furra e Edmondit kryen shërbime edhe dërgesa në shtëpi. Për shqiptarët që kanë nevojë të telefonojnë në numrin 0645422232, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë










