Lajme
Shqiptari i kapur në tren pa biletë, sulmon fizikisht policët
Pasi nuk e lejuan të udhëtonte pa biletë, pasagjeri i trenit fyen, pështyn dhe sulmon fizikisht policët të cilëve u shkakton lëndime
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur një 46-vjeçar, shtetas shqiptar, po udhëtonte me trenin ICE nga Nurembergu në Würzburg.
Duke qenë se ai nuk kishte biletë, është njoftuar policia federale në stacionin e trenit në Würzburg, transmeton albinfo.ch Azilkërkuesi filloi menjëherë të ofendonte policët federalë. Pasi ka sulmuar fizikisht njërin nga policët, atë e kanë rrëzuar përtokë dhe lidhur, policët tjerë.
ka reaguar duke u bërë gjithnjë më agresiv ndaj policëve federalë që po ndërhynin pas informimit nga kontrolli i trenave, transmeton albinfo.ch. Reagimi i tij ka shkuar aq larg sa ai ka pështyrë policët dhe i ka sulmuar ata fizikisht, shkruan schweinfurt.de.
Megjithatë, shtetasi shqiptar ka vazhduar të rezistojë fuqishëm, duke pështyrë vazhdimisht në drejtim të punonjësve të policisë dhe duke goditur në fytyrë njërin prej efektivëve, transmeton albinfo.ch. Më pas i arrestuari është dërguar në zyrë. Dy policë kanë pësuar lëndime të lehta.
Sulmuesi tashmë është në pritje të hetimeve paraprake për sulm fizik ndaj punonjësve të rendit, rezistencn ndaj punonjësve të rendit, si dhe lëndime trupore dhe fyerje.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











