E-Diaspora
Shqiptarit, burg të përjetshëm, e privoi nga jeta një 19-vjeçar
Një familjar i 19-vjeçarit kishte privuar nga jeta më parë një familjar të 47-vjeçarit. Ka qenë pikërisht frika nga hakmarrja që kishte shtyrë të riun të shkonte në Gjermani, ku e ka gjetur vdekjen
Në “njërin ndër proceset më të ndërlikuara të viteve të fundit”, sot në Gjykatën e Landit në Ulm i është shqiptuar vendimi gjyqësor: burg i përjetshëm, një shtetasi shqiptar të moshës 47-vjeçare. Trupi gjykues ka konstatuar fajësinë e tij në lidhje me vrasjen e një shqiptari tjetër të moshës 19-vjeçare, të kryer para dy vjetësh në një liqen në Erbach (Qarku Alb-Donau), shkruan sot faz.de dhe shumica e medieve gjermane, të cilat i japin jehonë të madhe këtij gjykimi.
Kjo vrasje është kryer me motiv të hakmarrjes, ka konstatuar gjykata, transmeton albinfo.ch. Një familjar i 19-vjeçarit kishte vrarë më parë një familjar të 47-vjeçarit. Ka qenë pikërisht frika nga hakmarrja që kishte shtyrë të riun të shkonte në Gjermani.
Rasti i vrasjes së rëndë qe bërë veçanërisht i njohur për mënyrën në të cilën është kryer: djali 19-vjeçar, sipas aktakuzës, në prill të vitit 2017 qe joshur drejt liqenit Röslesee afër Erbach-ut për të bërë gjioja një pazar droge. Kur kishte shkruar atje, personi tashmë i dënuar e kishte goditur disa herë me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar kështu vdekjen, përcjell albinfo.ch. Pastaj ai e kishte paketuar kufomën me një folie dhe ia kishte lidhur një copë betoni për t`u fundosur më lehtë.
Kufoma kishte dalë mbi sipërfaqen e ujit rreth dy muaj më pas, kur e kishte gjetur rastësisht një peshkatar.
“I akuzuari ka vepruar tradhtisht dhe i shtyrë nga motive të ulëta”, ka thënë gjyqtari në arsyetimin e vendimit gjyqësor. Duke vendosur për burg të përjetshëm, gjykata ka ndjekur kërkesën e prokurorisë. Nga ana tjetër, avokati i të akuzuarit kishte kërkuar 4 vjet e gjysmë heqje lirie për klientin e vet, duke thënë se ai ka kryer vetëm shërbime ndihmëse për vrasësin e vërtetë me emrin “Don”, i cili është arratisur.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















